Zyrtare: Henri pa punë, Monako rikthen trajnerin kampion

0

“Telenovela” Tierri Henri te skuadra e Monakos pati një fund të hidhur. Megjithatë, te klubi nga Principata nuk ka kohë për të “vajtuar”. Pasuesi i Henrisë do të jetë pikërisht ai që i liroi vendin francezit tre muaj më parë, Leonardo Zhardim.

Në njoftimin zyrtar, drejtuesit e klubit falënderuan Henrinë për punën e bërë dhe u shprehën se Zhardim mund rikthejë klubin në “shina” klubin, që për momentin ndodhet në vendin  e parafundit të tabelës së kampionatit francez.

Leonardo Zhardim

Gjatë këtyre tre muajve, Zhardim ishte shumë pranë firmës me një ekip arab dhe një ekip kinez, por detajet bënë që 44-vjeçari të refuzonte të hidhte firmën në kontratë në momentet e fundit.

Zhardim ka fituar statusin e një trajneri legjendar te Monako, pasi në udhëheqjen e tij, Monaku mundi “gjigantët” e PSG-në në garën për titull.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.