Zyrtare/ Gvozdenoviç transferohet në Jordani

Ivan Gvozdenoviç ndahet me Kukësin dhe transferohet në Jordani. Ish-futbollisti i famshëm serb, i cili ka qenë pjesë e stafit drejtues të Kukësit këtë sezon dhe ka punuar edhe si start në Serbi javët e fundit, tashmë ka vendosur të ndërrojë ambient, ndoshta i lodhur se pritur që të bëhej trajner i parë në Shqipëri, pasi ky ishte synimi i parë i tij.

Pas largimit të Milinkoviçit, Gvozdenoviç shpresoi te një ofertë nga Safet Gjici, por kjo nuk ndodhi dhe prej dy ditësh Gvozdenoviç është në Jordani.

Aty ai ka mbyllur marrëveshjen me Al Faisalin e Amanit dhe do të jetë trajneri i ri i skuadrës që është 5 pikë larg kreut pas 11 javëve të para në kampionatin vendas.

Klubi nga Aman është kampion në fuqi dhe në janar do të luajë në Champions League të Azisë, ndaj Gvozdenoviç ka një detyrë me shumë rëndësi dhe i janë premtuar përforcime të rëndësishme, mëson Sport Ekspres. Gvozdenoviç ka piketuar edhe disa emra nga Shqipëria, të cilët do të mësohen në ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *