Zyrtare: Gjoka jep dorëheqjen, Kamza pa trajner sërish

Kamza, pas humbjes së pësuar me Kastriotin, ka mbetur edhe pa trajner. Ernest Gjoka e shprehu pas ndeshjes që do të rishikonte pozicionin e tij dhe tashmë është gjithçka zyrtare.  “Sot ishte një ndeshje për t’u fituar. Nuk u fitua dhe të gjithë do të mbajmë përgjegjësitë tona. Do ta mendoj largimin nga Kamza. Do të flas me presidentin dhe do të rishikoj pozicionin tim”, tha Gjoka në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Tekniku kryeqytetas e mbyll këtu me Kamzën, që tanimë duhet të gjejë një tjetër trajner. “Zyrtare, pas ndeshjes trajneri Ernest Gjoka është dorëhequr nga skuadra”, njofton klubi periferik i kryeqytetit. Kamza e nisi kampionatin me Bledar Devollin në stol, më pas gjirokastriti u pasua nga Klodian Duro.

Dy trajnerët e parë u larguan pas humbjeve me Teutën, kurse këtë herë ishte Kastrioti që detyroi Gjokën të largohej. Ishte një ndeshje direkte për mbijetesën dhe kjo disfatë vendosi fatet e trajnerit kryeqytetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *