Zyrtare/ FSHF vendos datën e rifillimit për Kategorinë e Dytë, publikohet kalendari i ndeshjeve

Muajt e verës do mirëpresin sërish futbolin shqiptar. Pas zyrtarizimit të Superiores në datën 3 qershor dhe të Kategorisë në Parë në 7 qershor, FSHF ka organizuar ditën e sotme edhe takimin nëpërmjet video-konferencës me presidentët e klubeve të Kategorisë së Dytë. Gjatë kësaj mbljedhjeje është diskutuar për rifillimin e këtij kampionati, ndërsa në fund është vendosur edhe data zyrtare.

Kategoria e Dytë do të zbresë në fushën e lojës në po të njëjtën ditë si Kategoria e Parë, në 7 qershor. Lajmin e bën të ditur vetë Federata shqiptare, e cila ka publikuar edhe kalendari ne ndeshjeve për këtë ligë, që u është shpjeguar edhe krerëve të klubeve. Kështu FSHF përmbush synimin e saj për t’i dhënë sërish jetë të gjithë futbollit në Shqipëri dhe jo vetëm Superiores./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-sw:

Federata e Futbollit ka organizuar ditën e sotme përmes një video-konference një takim me presidentët e klubeve të Kategorisë së Dytë, me të dyja grupet përkatëse ku u diskutua mbi rifillimin e garës për këtë ligë.

Kjo iniciativë e FSHF-së u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, i cili i sqaroi të pranishmit me komunikimet e deritanishme me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe detaje në lidhje me protokollin që do të përdoret. Drejtuesit e klubeve morën përsiper zbatimin e tij në praktikë.

Gjatë takimit u shpjegua dhe kalendari që duhet të ndiqet ku dhe u dakortësua që kampionati për këtë kategori të rifillojë në datën 7 qershor 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *