Zyrtare: Flamurtari vendos, një vlonjat për pankinën

0

Flamurtari ka zyrtarizuar trajnerin e ri dhe ai nuk është Julian Ahmataj, me të cilin drejtuesit e klubit vlonjat kishin biseduar. Gjithsesi marrëveshja nuk është konkretizuar dhe ditën e sotme në Vlorë kanë prezantuar Gerd Haxhiun si trajnerin e tyre.

NJOFTIMI – “Gerd Haxhiu zyrtarisht trajneri i ri i Flamurtari Football Club. Pas eksperiencës si lojtar, rikthehet me detyrën e trajnerit të parë. Stafit te teknikut vlonjat i bashkohet edhe një emër i njohur në futbollin shqiptar dhe atë vlonjat, Dritan Sadedini, me detyrën e ndihmës trajnerit”, shkruan klubi i Flamurtarit në sajtin zyrtar.

KARRIERA – Haxhiu ka eksperienca të ndryshme në futbollin shqiptar, teksa ka drejtuar skuadra si Apolonia, Bylisi, Skënderbeu, Partizani, Besa, Luftëtari dhe Korabi. Dibranët ishin ekipi i fundit që vlonjati drejtoi dhe tanimë i rikthehet trajningut dhe e bën këtë me ekipin “mëmë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.