Zyrtare, Flamurtari kthehet në stadiumin e vet

Flamurtari do ta luajë në stadiumin e vet sfidën e së shtunës kundër Luftëtarit. Problemi me fushën duket se është zgjidhur, edhe pse ndoshta duhej pak më shumë kohë.

Kjo vërtetohet nga fakti që klubi vlonjat i kërkoi Federatës Shqiptare të Futbollit shtyrjen e takimit, me qëllim që fusha të kishte edhe pak kohë deri në rigjenerimin e plotë të barit, por kërkesa është refuzuar.

Në këtë mënyrë, është konfirmuar se do të luhet në Vlorë, të shtunën, ora 17.00. Është ndeshja e parë sezonale e kuqezinjve në Vlorë, ndaj interesimi pritet të jetë i madh, sidomos pas dy fitoresh rresht në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *