Zyrtare/ Festa e tifozëve të Milanit nuk zgjat shumë, vjen trajneri që nuk dëshironin

Zyrtarizimi i shkarkimit të Giampaolos ka sjellë edhe festë te tifozët e Milanit, që ishin kategorikisht kundër këtij tekniku. E nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa kuqezinjtë ishin tërësisht larg objektivave të tyre.

Ndërkohë në minutat e fundit ka ardhur edhe zyrtarizimi i trajnerit të ri. Bëhet fjalë për Stefano Piolin, po që sërish nuk e ka mbështetjen e tifozëve. Në rrjetet sociale mbështetësit e Milanit kanë qenë kundër këtij emri, pasi nuk ka statistika shumë të mira me ekipet që ka drejtuar përgjatë kësaj kohe. Bëhet fjalë për një marrëveshje 2-vjeçare dhe konfirmimi ka ardhur nga vetë faqja e Milanit. /Sport Ekspres/