Zyrtare/ Ervis Kraja te Vllaznia, tenton të futet në Guinness me dy ekipe

0

Vllaznia ka prauar sot dorëheqjen e Ernest Gjokës dhe sot ka zyrtarizuar trajnerin e ri deri në fund të sezonit. Do të jetë Ervis Kraja trajneri i ri, i cili do të drejtojë ekipin e parë, por do të ketë në dorë edhe fatin e ekipit B.

Nëse shpëton Vllaznia A, atëherë Vllaznia B luan gjithçka për gjithçka në play-off kundër Orikumit. Nëse Vllaznia A bie, atëherë gjithçka është e kotë.

Kraja është në sfidën e karrierës dhe mund të bëjë diçka historike e pa asnjë precedent ndoshta, sepse bë hapësirën e dy javëve mund të shpëtojë si Vllazninë A, ashtu edhe Vllazninë B.

KOMUNIKATE PER MEDIAT

KF Vllaznia ben te ditur se trajneri Ernest Gjoka pasditen e sotme ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

KF Vllaznia bën të ditur se që prej ditës së nesërme dhe deri në fund të kampionatit, ekipi do të trajnohet nga trajneri i ekipit B, Ervis Kraja”.

KF Vllaznia

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.