Zyrtare/ Ernest Gjoka te Shkëndija e Tetovës: Duan gjithçka, pse jo edhe “Champions League”

Ernest Gjoka ka firmosur me ekipin e Shkëndijës së Tetovës, atje ku do të nisë edhe aventurën e re si trajner. Gjithmonë jemi mësuar që ta shohim këtë teknik duke e bërë punën e tij në Superiore, ndërsa tani vjen një marrëveshje me krenarinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Zyrtarizimi ka ardhur edhe nga vetë skuadra, duke njoftuar në faqen e saj zyrtare se Ernest Gjoka është trajneri më i ri. Tekniku 49-vjeçar i ka të qarta ambiciet e mëdha që ka ky klub, madje për të mos përjashtuar edhe kalimin në grupet e “Champions League”.

“Mendoj se kam ardhë në një klub si Shkëndija që mbi të gjitha është një klub profesional dhe është një klub i ndërtuar me shumë kujdes. Përshtypjet e para janë shumë të mira dhe mendoj e shpresoj që këto përshtypje që do kem sot t’i kem gjatë gjithë kohës që do të punoj këtu. Jam i gatshëm për këtë sfidë, sepse dihet se Shkëndija kërkon gjithçka.

Kërkon të jetë gjithë kohës e suksesshme, të jetë kampion, të eci shumë në Europa League, të kap grupet e Europa League apo pse jo edhe Champion League “, ka thënë Gjoka. /Sport Ekspres/