ZYRTARE/ Ekubani prezantohet tek skuadra e re

Kaleb Ekuban është një nga lojtarët që u përfol se do të rikthehet në Shqipëri këtë merkato, por tashmë nuk ka më asnjë dilemë, pasi sulmuesi ka gjetur skuadrën e re. Sulmuesi i cili dy edicione më parë luajti me Partizanin, ku dhe spikati u transferua tek Lids në Angli, por gjërat nuk shkuan dhe aq mirë për të. Tani ganezi do të provojë një eksperiencë të re në Turqi.

Vetë lojtari përmes një postimi në “Intstagram” ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes. Flamurtari kishte interes konkret, me administratorin Sinan Idrizi, i cili e pranoi se i kishin bërë një ofertë lojtarit në fjalë.

Ekuban u aktivizua në 34 ndeshje në Shqipëri, si dhe arriti që të shënonte plot 17 gola. Në të shkuarën 24-vjeçari është aktivizuar dhe në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *