Zyrtare/ E kthyen çuditërisht për pak ditë, Igli Allmuça largohet nga drejtimi i Dinamos

Disi e pakuptueshme është njoftimi i fundit që vjen nga Dinamo. Trajneri Igli Allmuça është larguar nga stoli i ekipit kryeqytetas. Sigurisht, duke parë renditjen aktuale të këtij klubi, llogika është në vendin e duhur.

Kjo pasi në katër javë kanë marrë vetëm një pikë. Kjo bëri që Allmuça të paraqiste dorëheqjen për shkak të rezultateve të dobëta. Por vetë kryesia e klubit do ta kthente, duke i vendosur si kusht fitoren në takimin e radhës me Erzenin.

Ndërkohë pa kaluar shumë ditë dhe pa u luajtur kjo përballje, vjen edhe njoftimi zyrtar i ndërprerjes së bashkpunimit. Allmuça nuk do të jetë më trajneri i Dinamos, me këtë të fundit që duket se do e ketë të vështirë edhe këtë herë për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, pas kësaj nisje në Kategorinë e Parë. /Sport Ekspres/