Zyrtare/ E heqin edhe nga Vibonese, Edgar Çani mbetet sërish pa punë

Edgan Çanit do i duhet që të vihet në kërkim të një ekipi të ri, teksa aventura e tij me Vibonesen ka përfunduar. Klubi italian ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin shqiptar, që në këtë sezon nuk ka zbritur asnjëherë në fushë. Një gjë e tillë ishte disi e paralajmëruar, pasi drejtuesit e klubit italian që luan në Serinë C e cilësuan Çanin si një dështim disa muaj më parë.

Ndërkohë dështimet e kanë përndjekur sulmuesin 30-vjeçar vitet e fundit, ku pas atij momenti të dobët të kaluar në radhët e Leeds, Çani nuk arriti dot të lërë gjurmë as në kampionatin shqiptar. Eksperienca e tij me Partizanin rezultoi aspak bindëse dhe të kuqtë vendosën ta dërgonin në skuadrën e Viboneses, por duket se as kjo nuk doli të ishte lëvizja e duhur për të./Sport Ekspres/