Zyrtare/ E bujshme, De Biazi ikën që sot!

Dje konferencë për shtyp vetëm, sot Xhani De Biazi ka dalë në konferencë me Armand Dukën.

Dje De Biazi lajmëroi se do ta lërë kombëtaren në tetor, sot lajmëroi se largohet menjëherë. Vendim i bujshëm, i marrë në 24 orët e fundit, natyrisht pas bisedës me Dukën, që nuk ka pranuar qëndrimin e trajnerit deri në tetor, duke qenë zyrtar largimi.

“Nuk kam asnjë kontratë me ndonjë klub a kombëtare tjetër. E lë me dhimbje kombëtaren, por i vetëdijshëm se cikli im ka mbaruar dhe jam i bindur që puna e mirë do të vazhdojë me trajnerin pasardhës. Falënderoj presidentin Duka, i cili më ka mbështetur dhe më ka lënë liri të plotë veprimi. Falënderoj gjithë lojtarët për atë që më kanë dhënë, sepse më kanë befasuar me përkushtimin. Falënderoj bashkëpunëtorët e mi, sidomos Paolo Tramexanin, i cili ka bërë një punë madhështore në krahun tim, por edhe Veronezen, Belen, Bozhiqin, Bulkun e gjithë të tjerët”, u shpreh De Biazi, duke lexuar një deklaratë për mediat.

De Biazi i vërtetë, ai dje, apo si sot?

“Janë binjakë, kam personalitet të dyfishtë”.

Pse largimi i parakohshëm?

“Mendoj se nuk kam ç’ti jap më kësaj skuadre, nuk dua të humbasim kohën kot. Besoj se është momenti i duhur, Shqipëria mund ta mbyllë e treta dhe ky është maksimumi në një grup mjaft të ndërlikuar. Dje biseduam me presidentin në Durrës, për drekë, dhe pata idenë e një hspi pas, e largimit të menjëhershëm, duke parë edhe pamundësinë e arritjes së vendit të dytë, ndaj për të mirën e kombëtares dhe federatës vendosëm për ndarjen e menjëhershme, që trajneri i ri të ketë mundësi ta njohë skuadrën në 4 ndeshjet e mbetura, para edicionit të ardhshëm”.

Marrëdhënia me Dukën? 

E shkëlqyer, raport korrekt e serioz. Debate pas ndeshjeve është normale që të ketë, gjithçka ka qenë perfekte.

A do e konfirmonit De Biazin, po të ishit në vend të Dukës?

Jo, do isha aq i lodhur me të, saqë do e largoja me shkelma b***s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *