Zyrtare | E bujshme, Besnik Hasi zgjedh Arabinë Saudite!

Besnik Hasi bëhet me ekip të ri. Pas eksperiencës me Olimpiakosin në Greqi, tashmë është transferuar në Arabinë Saudite. Gjithçka është zyrtare dhe Hasi ka nënshkruar me skuadrën e Al Raed.

Kontrata e gjakovarit është për një sezon dhe kështu ai nis një eksperiencë të re. “Sport Ekspres” mëson se transferimi i tij është bërë nga ana e “Stars Sport Management”, e përfaqësuar nga menaxheri Ilir Halili, i cili operon në Lindjen e Mesme dhe ka bërë shumë lëvizje në merkato në atë zonë.

Hasi në të shkuarën ka drejtuar Anderlehtin dhe ka dalë kampion në Belgjikë, ndërkohë që më pas provoi të drejtonte edhe Legian e Varshavës në Poloni. Gjithashtu ai ka qenë një opsion edhe për Shqipërinë, por nuk e ka parë veten gati në momentin që presidenti Armand Duka ia ofroi atë mundësi.

Kalimi në Arabinë Saudite ka përfitime të mëdha financiare dhe jo rastësisht aty ka punuar me sukses për shumë vite edhe Zllatko Daliç, para se të merrte drejtimin e Kroacisë.

VLADIMIR PRENGA/ SPORT EKSPRES

2 thoughts on “Zyrtare | E bujshme, Besnik Hasi zgjedh Arabinë Saudite!

  1. Në ç’kuptim është kalimi në Arabinë Saudike e “bujshme”?! Në Arabinë Saudike shkojnë dështakët dhe ata që duan të përfundojnë karrierën dhe të nxjerrin ca lekë.

    1. Ne kuptimin qe eshte i vetmi trajner shqiptar qe shkon ne ate kampionat, ku kontratat jane fantastike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *