Zyrtare/ E ardhmja e Shqipërisë bashkë me Kumbullën dhe Ismajlin, Bajrami shkon te Birminghami

Geraldo Bajrami shihet si e ardhmja e Shqipërisë dhe është një mbrojtës me prespektivë të madhe. Lojtari shqiptar do të merrte shiritin e kapitenit tek Birmingham U-23 dhe debutoi në ekipin e parë në Championship. Por nuk do të gjente hapësirë të garantuar dhe për këtë arsye do të huazohej tek Solihull në merkaton e janarit. Fatmirësisht aventura e Bajramit nuk zgjati shumë në kategoritë e ulëta, pasi vendi i tij është në futbollin “e vërtetë”.

Mbrojtësi i Shqipërisë U-21 është parë gjatë ditës së sotme me ekipin e parë të Birminghamit duke u stërvitur, pasi mbaroi edhe huazimi. Ndërkohë nëse nuk do e kishte këtë mundësi, atëherë do të qëndronte jashtë fushave të blerta, pasi futbolli në Angli te grupmoshat dhe tek kategoritë më të ulëta është mbyllur. Gjithmonë ky futbollist ka garantuar siguri të madhe në prapavijën e Shqipërisë së Bushit, ndërsa cilësohet si e ardhmja e kuqezinjëve së bashku me Kumbullën dhe Ismajlin. Një emër për t’u shënuar në listë dhe që do të flitet shumë për të në të ardhmen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *