Zyrtare: Dy sulmues dhe një mbrojtës, tashmë kuqeblu

Vllaznia ka lëvizur në merkato dhe janë tre lojtarët që kanë nënshkruar me shkodranët. Një qendërmbrojtës dhe dy sulmues zyrtarisht do të jenë pjesë e kuqebluve për sezonin ne vazhdim. Është vetë klubi shkodran që njofton përmes sajtit zyrtar.

“Mesnata e së premtes ka shënuar edhe fundin e merkatos për futbollistët e huaj dhe pikërisht për këtë arsye, KF Vllaznia ka bërë të mundur marrjen e tre futbollistëve që tashmë do të jenë pjesë e saj. Bëhet fjalë për mbrojtësin rumun Dan Gelu Ignat, sulmuesin brazilian Silvio Rodrigues Pereira Junior dhe sulmuesin nigerian Eziamaka Collins Ikenna.

Me këto futbollistë tashmë skuadra është më e plotë megjithatë deri në fund të javës tjetër kur do të mbyllet merkatoja edhe për futbollistët e kampionatit shqiptar, mund të ketë edhe të tjera lëvizje që do ta bëjnë Vllazninë më të fortë në prag të nisjes së sezonit të ri”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *