Zyrtare, Donaruma rinovon me Milanin!

Më në fund, mbyllet historia e lodhshme që acaroi Milanin dhe gjithë tifozët kuqezinj: Xhanluixhi Donaruma qëndron te Milani dhe ka rinovuar kontratën me klubin milanez.

Numri 1 i “Djallit” ka firmosur rinovimin për 4 vite, me 6 milionë euro në sezon.

Vendimtar takimi në selinë e Milanit, mes Fasones, Mirabelit, portierit dhe familjes së tij.

Një goditje e madhe për Milanin, sidomos në aspektin e imazhit, edhe pse natyrisht në këtë mes del i fituar agjenti Mino Raiola, sepse merr kontratën që do për klientin e tij dhe sistemon te Milani edhe Antonio Donarumën, vëllain më pak të njohur të Xhixhios, që do të marrë 1 milion euro në sezon te kuqezinjtë.

Sipas mediave italiane, në kontratë është përfshirë edhe klauzola e prishjes së kontratës, 75 milionë euro, në rast se Milani nuk shkon në Champions League dhe Donaruma kërkon largimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *