Zyrtare/ Dolën shumë lojtarë pozitiv, Ernest Gjoka e mbyllë kampionatin me Shkëndijën

0

Nga Klaudio Ndreca

Në Maqedoninë e Veriut është marrë vendimi ekstrem për mbylljen e kampionatit në mënyrë të parakohshme. Federata e Futbollit në këtë vend ka ndërprerë zyrtarisht sezonin 2019-2020 pasi ka pasur shumë raste të lojtarëve që po dilnin pozitiv me Koronavirus në testime.

Për këtë arsye u realizua edhe një mbledhje e jashtëzakonshme nga ana e Këshillit Drejtues në FFM. Disa futbollistë të Renovës dhe Shkëndijës ishin mbartës të këtij virusi dhe duhej të vetëizoloheshin, ndërsa gara po bëhej e pamundur për t’u zhvilluar.

Pas këtij vendimi të marrë, edhe Ernest Gjoka e mbyll në vendin e tretë aventurën e tij me Shkëndijën e Tetovës për këtë sezon. Trajneri shqiptar e gjeti ekipin shqiptar në Maqedoninë e Veriut në një periudhë krize, pas dështimeve në Europë, ndërsa në sezonin e shkuar e mbylli sezonin si kampione. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.