Zyrtare: “Divorc” te Laçi, mesfushori largohet nga kurbinasit

0

Bojan Najdenov është larguar zyrtarisht nga Laçi. Mesfushori ka vuajtur nga një dëmtim javët e fundit dhe e mbylli sezonin para kohe. Drejtuesit e kurbonasve nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës maqedonasit, i cili do të jetë lojtar i lirë gjatë merkatos së verës. Këtë gjë e konfirmoi vetë Najdenov, i cili në Instagramin e tij zyrtar shkroi:

“Sezoni ka mbaruar për mua. Sapo rikthehesha në 100%, pësoja një tjetër dëmtim. Kohët e fundit, pësova një tjetër dëmtim, i cili i dha fund edhe aventurës time me klubin e KF Laçit. Dua të deklaroj se bashkëpunimi im me drejtuesit e Laçit ka mbaruar. Dua t’i falënderoj të gjithë, anëtarët e stafit, tifozët, presidentin Pashk Laska, për mbështetjen dhe besimin ndaj meje. Jam shumë me fat që kam qenë pjesë e kësaj aventure. Kaluam kohë shumë të bukura, por dhe jo momente të mira, megjithatë unë do të mbaj mend vetëm momentet e bukura. I uroj Laçit fat në të ardhmen”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.