Zyrtare/ Dinamo nuk njeh pushim në merkato, rikthen në skuadër mbrojtësin 24-vjeçar

Klubi i Dinamos nuk ka të ndalur këtë merkato, ku ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër lojtar. Pas shumë transferimeve të kryera përgjatë këtij muaji, kryeqytetasit kanë rikthyer edhe njëherë në skuadër ish-lojtarin e tyre, Elvi Bogdanin.

Mbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Korabit, ndërsa në fazën e dytë të sezonit në Kategorinë e Parë do të luajë për dinamovitët. Zyrtarizimi vjen përmes faqes zyrtare të bluve të kryeytetit në “Facebook”, ku njoftojnë përforcimin e radhës./Sport Ekspres/