Zyrtare/ Dikur pjesë e Partizanit, Amir Rrahmani i kryen edhe testet mjekësore te Napoli

Një arritje e madhe në karrierën e Amir Rrahmanit. Mbrojtësi që disa vite më parë do të ishte pjesë e Partizanit, ka arritur në majën më të lartë të futbollit europian.

Kjo pasi ka nënshkruar me Napolin, një nga skuadrat më të mira në Seria A dhe ku si trajner do të ketë Gatuzon. Bëhet fjalë për një marrëveshje që skuadrës italiane i ka kushtuar 14 milionë euro, ndërsa kontrata do të jetë 5-vjeçare dhe me vlerë 1.8 milionë në vit.

Gjithsesi Rrahmani do të qendrojë te Verona deri në fund të sezonit dhe më pas do të largohet te ekipi i ri. Gjatë ditës së sotme janë kryer edhe testet mjekësore, ku mbrojtësi shqiptar ka qenë në shoqërinë e menaxherit të tij, Adrian Aliaj. /Sport Ekspres/