Zyrtare, Dibala zgjat kontratën me Juventusin

0

Pritej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Paulo Dibala ka rinovuar me Juventusin deri në 30 qershor 2022.

Bisedimet zvarriteshin prej kohësh dhe natyrisht bëhej fjalë për shifra shumë të rëndësishme, por magjitë e argjentinasit ndaj Barcelonës kanë bindur përfundimisht Juven se për këtë sulmues çdo sakrificë është e justifikuar.

23-vjecari, i krahasuar edhe me “lartmadhërinë” e tij Leo Mesin, ka shënuar 39 gola në 81 ndeshje me Juven në dy sezonet e fundit dhe kishte një kontratë deri në vitin 2020, por tashmë “martesa” është zgjatur dhe paga e “La Joya”-s do të shkojë në 7.5 milionë euro në sezon, aq sa edhe bashkëkombasi i tij Gonzalo Higuain, deri tani më i paguari te bardhezinjtë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here