ZYRTARE | Destinacion i ri për Gavazajn, Skënderbeu e huazon sërish

0

Enis Gavazaj do  të vijojë karrierën e tij në kampionatin bjellorus. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është prezantuar ditën e sotme nga skuadra e Dinamos së Minskut. Gavazaj qëndroi për më shumë se një javë në prove te skuadra bjelloruse, ku bindi me paraqitjet e tij në disa teste miqësore.

Klubi ka bërë të ditur se 23-vjeçari është huazuar tek ata nga klubi i Skënderbeut deri në përfundim të gjysmës së parë të kampionatit. Gavazaj do të veshë fanellën me numrin 11 në ekipin e tij të ri.

Gavazaj më parë ishte pjesë e skuadrës së Jenisej Krasnojark, ekip ky që militon në Premier Ligën ruse. Ndoshta kalimi në një kampionat të një niveli më të ulët si ai i Bjellorusisë do t’i përshtatet më shumë futbollistit shqiptar që në Rusi u aktivizua në vetëm 7 takime.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.