Zyrtare/ Derbi hapi dyert e shtëpisë për Superioren, një tjetër ndeshje zhvillohet në Air Albania

Pas derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, një tjetër ndeshje po aq e rëndësishme për Superioren do të luhet në stadiumin më të ri në vend, “Air Albania”. Do të jetë pikërisht përballja me Kukësit dhe kampionëve në fuqi të Shqipërisë takimi i radhës në që do të zërë vend në këtë impiant.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verilindor, që me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Instagram” njoftojnë të gjithë tifozët se është arritur akordi mes tyre dhe FSHF-së që Kukësi dhe Partizani të zbresin në fushën e “Air Albania” për të matur forcat me njëri-tjetrin. Ndërkohë detaje të tjera nuk bëhen publike dhe pritet që të zbardhen në ditët në vijim./Sport Ekspres/