Zyrtare/ Dëmtimi i Hysajt, Reja thërret nga lista e pritjes një mbrojtës siç e dëshiron

Dëmtimi i Elseid Hysajt ka prishur jo pak planet e trajnerit Reja, sa i përket dy ndeshjeve në muajin tetor. Një futbollist i rëndësishëm që po jepte shumë kontribut për kuqezinjtë, sidomos në atë fitore ndaj Islandës.

Tashmë është zyrtarizuar edhe futbollisti që do të thirret nga lista e pritjes, pas këtij dëmtimi të Hysajt. Bëhet fjalë për mbrojtësin Hysen Memolla, që luan me KPV në Finlandë. Një lojtar ky që në këtë eksperiencë të re po kthehet ashtu siç e dëshiron edhe skema e Rejës. Me tre gola të shënuara, trajneri Italian është i bindur se Memolla mund t’i jap shumë edhe fazës sulmuese. /Sport Ekspres/