Zyrtare/ Dembele te Barcelona

Barcelona gjen pasardhësin e Nejmarit. Drejtuesit e klubit katalan janë takuar dje me ata të Dortmundit në Monako dhe kanë gjetur marrëveshjen. Sot Barça zyrtarizoi blerjen rekord për historinë e klubit.

Shifra është e frikshme: 105 milionë euro në dorë dhe rreth 45 milionë bonuse. Klauzola e prishjes së kontratës është 400 milionë euro.

Pas Nejmarit, Dembele bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë në botë, ndërsa ka marrë fanellën me numër 11, të Nejmarit.

Duhet kujtuar se francezi ka luajtur vetëm një sezon te Dortmundi, që e bleu për vetëm 13 milionë euro nga Rena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *