Zyrtare: Dembele dhe Totenhemi pranojnë milionat e kinezëve

Tashmë ka marrë formë zyrtare. Totenhemi ka shitur mesfushorin Musa Dembele në Kinë. Klubi anglez ka dalë me njoftim dhe bën me dije se është arritur marrëveshja për transferimin e mesfushorit te kinezët e Guangzhou R&F.

Futbollisti 31-vjeçar ishte pjesë e Totenhemit që në verën e vitit 2012 dhe largohet në këtë mënyrë pas gjashtë sezonesh e gjysmë me skuadrën londineze. Belgu ishte blerë nga Fulhemi për shumën e 19 milionë eurove dhe tanimë lë skuadrën e Poçetinos.

Në të shkuarën për të ka pasur oferta mjaft interesante nga klube të tjera evropiane, por klubi dhe lojtari kishin vendosur të vijonin bashkëpunimin. Këtë sezon hapësirat për Dembele ishin të pakta, teksa u aktivizua vetëm në 10 ndeshje në Premier League. Poçetino vetëm në 7 përballje e ka preferuar si titullar. Tanimë mesfushori do të nisë një eksperiencë të re ne Kinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *