Zyrtare/ De Shilio lë Milanin për Juven

0

Milani e ofroi në marrëveshjen për Leonardo Bonuçin, por Juventusi refuzoi, sepse dëshironte t’i mbante bisedimet të ndara.

Milani pranoi, duke blerë Bonuçin, por tani e ka radhën Juventusi të paguajë, sepse ka marrë Matia De Shilion për 12 milionë euro.

Mbrojtësi, i kërkuar me ngulm nga Maks Alegri, hynte në vitin e fundit të kontratës dhe kishte deklaruar me kohë se nuk do të rinovonte, duke tërbuar tifozët e Milanit e duke u kthyer në armik në Milano.

Në këtë moment De Shilio është në Kinë, ndërsa nesër do të niset për në Itali, për kontrollet mjekësore dhe për firmën.

Shçesni – Ka marrë fund edhe tratativa për portierin polak Vojçeh Shçesni. Bisedimet me Arsenalin janë mbyllur për 12 milionë euro, ndërsa Shçesni bëhet zëvendësuesi i Bufonit, me planin që pas një viti të jetë ai titullari. Ndërkaq, së shpejti pritet që Juve të mbyllë edhe operacionin Federiko Bernardeski me Fiorentinën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here