Zyrtare: Dani Alvesh gjen ekip, kthehet në shtëpi

Dani Alvesh më në fund ka gjetur ekip, pas disa javësh pritjeje e diskutimesh, aq sa edhe në Instagram postoi një mesazh ku kërkonte punë.

Ylli brazilian, tashmë 36 vjeç, ka vendosur të kthehet në shtëpi, sepse ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Sao Paulo.

Prej shumë vitesh në Europë, Dani Alvesh ka fituar gjithçka, nga Barcelona deri te PSG, ku luajti dy vitet e fundit.

Këtë verë braziliani, i cili ka fituar 40 trofe në karrierë, shpresonte të kthehej te Barcelona, por klubi katalan nuk e preferoi për shkak të moshës.

Tani Dani Alvesh kthehet në atdhe, ku do të luajë për 3 vitet e ardhshme dhe do të tentojë triumfin në kampionatin brazilian, ku nuk ka fituar kurrë trofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *