ZYRTARE/ Çelsi prezanton Mateo Kovaçiç

Edhe pse ishte bërë me dije prej kohësh sot ka ardhur dhe zyrtarizimi i Mateo Kovaçic tek skuadra e Çelsit. Blutë e Londrës kanë prezantuar mesfushorin kroat, i cili në edicionin e fundit është aktivizuar me Real Madridin.

Skuadra angleze e ka huazuar Kovaçiç nga kampionët e Europës, por me kushtin për të blerë kartonin e lojtarit në fund të këtij edicioni. Kovaçiç e ka kërkuar vetë këtë transferim, pasi me “galaktikët” kishte shumë pak hapësira.

Në të shkuarën Kovaciç ka qenë pjesë e Dinamos së Zagrebit dhe Interit. Sarri i ka dhënë besim lojtarit në fjalë, i cili shpreson se në Londër do të jetë protagonist, ndryshe nga se ishte në Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *