Zyrtare | Bushiç gjen akordin, mbetet në Superiore

Tomislav Bushiç u largua ditën e sotme nga klubi i Flamurtarit, pasi palët mbyllën marrëveshjen me konsensus. E ardhmja e sulmuesit kroat do të mbetet në Superiore, aty ku luan prej dy vitesh e gjysmë.

Destinacioni i ri i 32-vjeçarit është Teuta. Klubi durrsak ka zyrtarizuar firmën me ish-sulmuesin e Flamurtarit me anë të një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.  Me ardhjen e kroatit, Bledi Shkëmbi merr një qendërsulmues me eksperiencë dhe rrit konkurrencën për ganezin Latif.

Në gjysmën e parë të këtij sezoni, Bushiç realizoi pesë gola me Flamurtarin, ndërsa në dy sezonet e mëparshme me ekipin bregdetar, kroati shënoi 8 dhe 10 gola respektivisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *