Zyrtare, Brendan Roxhers rikthehet në Premier Ligë

Tashmë është zyrtare. Brendon Roxhers rikthehet në Premier Ligë pas katër vitesh. Skocezi është trajneri më i ri i Leister Sitit. “Dhelprat”, duket se e kanë gjetur shpejt zëvendësuesin e Klod Pyel, i cili u shkarkua pas humbjes së thellë 1-4 në shtëpi ndaj Kristal Palas në fundjavë.

Brendan Roxhers drejtonte Sëlltikun prej kohësh, por tashmë e ka lënë klubin skocez për t’u rikthyer në Premier Ligë. Kontrata e tij në ekipin e ri do të jetë deri në verën e viti 2022. Skuadra e fundit që ka drejtuar në Angli, ka qenë pikërisht Liverpuli.

Roxhers qëndroi në krye të “The Reds” për plot tre vite, ku shkoi dhe shumë pranë titullit, në sezonin e famshëm 2013/2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *