ZYRTARE/ Botërori 2026 zhvillohet në Amerikën e Veriut

Futbolli i madh kthehet në Amerikë. Pas Botërorit 1994, kur për herë të parë dhe të fundit një Kupë Bote u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë FIFA vendos që Botërori 2026 të zhvillohet në Amerikë, por jo në një, por në 3 shtete.

Kandidatura amerikane, e quajtur United Bid, përfshinte Amerikën, Meksikën dhe Kanadanë, ndërsa përballë ishte kandidatura e Marokut.

Votimi i mbajtur sot nga FIFA nxori fituese kandidaturën amerikane (134-65 votimi në favor të amerikanëve), që do të thotë se të tre shtetet organizatore shkojnë automatikisht në Kupën e Botës 2026. Edhe në vitin 2002, kur u organizua nga Japonia dhe Korea e Jugut, dy vendet shkuan automatikisht në Botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *