Zyrtare/ Biznes fantastik për Milan, merr zbulimin e Frankfurtit dhe jep sulmuesin e “Shkëndijës”

Gjithçka është zyrtarizuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, me Milanin që është përforcuar në aspektin e sulmit. Kuqezinjtë kanë marrë futbollistin e Frankfurtit, Ante Rebiç, që rezultoi si zbulim për Frankfurtin në sezonin e shkuar.

Jo pak, por 9 gola arriti të shënojë ky lojtar në kampionatin gjerman, ndërsa është në moshën 25-vjeçare. Sulmuesi ka mbërritur në Milanelo për të kryer testet mjekësore, ndërsa kuqezinjtë kanë lëshuar si pjesë të marrëveshjes, Andre Silvën.

Megjithëse ky i fundit iu bashkua me shumë bujë Milanit përpara disa kohësh, tifozët kuqezinjtë do ta kujtojnë vetëm për atë shpërthim në dy takimet ndaj Shkëndijës së Tetovës, në fazën play-off të “Europa League”.

E gjithë pjesa tjetër është për t’u harruar sa i përket portugezi. Gjithsesi mes klubeve përflitet se është gjetur formula e shkëmbimit në formën e huazimit, por me të drejtë blerje nëse është në interesin e përbashkët, që futbollistët të qëndrojnë në këtë mënyrë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *