ZYRTARE/ Besnik Prenga largohet nga Laçi

Besnik Prenga e mbyll sot aventurën e tij me Laçin. Tekniku i cili mori drejtimin pas largimit të Gentina Mezanit nuk do të vazhdojë më të drejtojë skuadrën kurbinase.

Prenga mund të thuhet se bëri mirë me bardhezinjtë, pasi arriti që të kalonte një tur, duke eliminuar skuadrën e Anorthosis. Lajmi është konfirmuar nga vetë tekniku, i cili për arsye personale ka vendosur që të rikthehet në Kroaci, ku është dhe familja e tij.

Vetë tekniku është larguar mes falënderimesh nga ekipi i bardhezinjve. Prenga kishte nënshkruar me skuadrën e Laçit vetëm për Kupat e Europës dhe ka vendosur që të mos vazhdojë më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *