Zyrtare: Besa i “rrëmben” Vllaznisë një talent

0

Besa ka bërë lëvizjen e dytë në merkato. Pas afrimit të anësorit të majtë, Klevis Shaqe, kavajasit kanë nënshkruar ditën e sotme me mesfushorin Uheid Hoxha. Fantazisti shkodran nënshkruan kontratën e parë si profesionist dhe do tentojë të lërë gjurmë me Besën.

“Uheid Hoxha ka është lojtari me i ri në radhët verdhezi. Hoxha vjen nga akademia Vllaznisë dhe është një përforcim i vlefshëm për skuadrën”, njofton klubi kavajas. Hoxha te shkodranët ka qenë një nga lojtarët më të spikatur me moshat.

Sivjet ai do të ketë mundësinë të luajë në Kategorinë e Parë, ccka do t’i shërbejë të rritet dhe më pas të transferohet në ndonjë tjetër skuadër. Te Vllaznia U19 ai ka spikatur edhe me shënimin e golave, duke gjetur tetë herë rrugën e rrjetës.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.