Zyrtare, Bajerni pushon nga puna Ançelotin

Bajerni i Mynihut ka pushuar nga puna Karlo Ançelotin, pas humbjes historike 3-0 ndaj Paris San Zhermenit dje. Trajneri i famshëm italian fitoi titullin kampion vitin e shkuar, në vitin e parë në drejtim, por realisht mision kishte triumfin në Champions League, ku dështoi.

Fillimi i keq i sezonit kishte shtuar ndjeshëm presionin mbi trajnerin dhe vula largimit të tij iu vu sot, pas një takimi urgjent me drejtuesit e klubit.

“Paraqitja e skuadrës sonë që prej fillimit të sezonit nuk ishte në lartësinë e pritshmërive”, tha shefi ekzekutiv Karl-Hainc Rumenige. “Ndeshja në Paris tregoi se duhej të merrnim masa urgjente. Drejtori sportiv Salihamixhiç dhe unë patëm një diskutim serioz me Karlon dhe ia komunikuam vendimin tonë. E falënderojmë Ançelotin për kontributin dhe na vjen keq për gjithçka, Karlo është një mik i mirë, por morëm një vendim profesional për të mirën e Bajernit. Tani pres një reagim të fuqishëm nga skuadra, për të arritur objektivat tanë këtë sezon”.

One thought on “Zyrtare, Bajerni pushon nga puna Ançelotin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *