Zyrtare, Bajerni blen yllin e Lionit

Bajerni i Mynihut ka blerë yllin e Lionit Korentin Toliso, për një shifër që vërtitet te 40 milionë eurot.

Toliso ka kryer sot kontrollet mjekësore në Mynih dhe gjithçka është zyrtarizuar nga klubi bavarez, që ka njoftuar se Toliso ka firmosur për 5 vitet e ardhshme.

Vetëm 22 vjeç, Toliso është një mesfushor qendror me aftësi të shkëlqyera mbrojtëse, por dhe sulmuese. I rritur te Lioni, Toliso ka qenë pikë kyçe e Lionit në 3 sezonet e fundit, ku ka shënuar edhe 23 gola, përveç 3 golave me Francën U-21, duke u “graduar” në ekipin A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *