Zyrtare: Badelj dhe Korrea lacialë, detajet e kontratës

Kishte mbetur vetëm zyrtarizimi dhe tashmë ka ardhur: Milan Badelj dhe Hoakin Korrea janë pjesë e Lacios. Ditën e djeshme këta dy lojtarë kryen testet mjekësorë, ndërkohë që tanimë ka ardhur edhe firma e prezantimi nga ana e klubit, që përmes faqes zyrtare ka njoftuar marrëveshjet e arritura mes mesfushorin dhe sulmuesin.

Kroati Milan Badelj ishte i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Fiorentinën. 29-vjeçari ndiqej edhe nga Milani, por Igli Tare e ka bindur mesfushorin më parë. Mesfushor shikohet si pasuesi i Lukas Leiva. Hoakin Korrea luan si sulmues anësor.

Argjentinasi është blerë për 24 milionë euro, teksa 19 i përfiton Sevilja, kurse 5 Sampdoria, që zotëronte një pjesë të kartonit të sulmuesit. Vjet në Spanjë ai ishte autor i dy golave dhe tre asisteve. Felipe Andersen, që u shit te Uest Ham, zëvendësohet kështu nga Korrea. Ky i fundit ka nënshkruar për pesë vite me Lacion, kurse kroati për katër vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *