Zyrtare: Aventurë e re, Xhejms huazohet në Izrael

Ish-sulmuesi nigerian i Skënderbeut transferohet në Izrael. Bëhet fjalë për Xhejms Adeniji, një sulmues mjaft i njohur në arenën sportive shqiptare. 26-vjeçari bashkohet kështu me ekipin e Ironi Kiryat Shmona. Bëhet e ditur se transferimi i tij nga ekipi i Gabala, ku zhvilloi edhe sezonin e fundit, bëhet me formulën e huazimit.

Ekipi izraelit do te derdhë në arkat e Gabala shumën e 100 mijë eurove. Xhejms pritet të zbarkojë në Izrael ditën e nesërme për të kryer testet mjekësore dhe një ditë më pas për t’u bashkuar me ekipin e ri në stërvitje.

Sulmuesi nigerian është jo pak i njohur për publikun shqiptar.  Më parë ka veshur fanellën e Skënderbeut,  Laçi ku shpërtheu, Tomorit dhe Bylisit. Sezonin e fundit ai u transferua nga Skënderbeu te Gabala, ku në 25 ndeshje arriti të shënojë 10 gola dhe ishte një nga lojtarët kryesor të ekipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *