ZYRTARE | Atletiko zëvendëson Filipe Luis, Simeone vë “bast” me talentin brazilian

Kërkimi i Atletikos së Madridit për zëvendësuesin e Filipe Luis është drejt fundit. Klubi madrilen njoftoi arritjen e akordit me Atletiko Paranaensen për transferimin e mbrojtësit Renan Lodi.

Futbollisti 21-vjeçar ka qenë një ndër mbrojtësit më të mirë në kampionatin brazilian dhe mosha e re e bën një lojtar akoma më të lakmuar. Negociatat për transferimin e Lodit kishin filluar muaj më parë, por klubi brazilian refuzoi ofertën e parë prej 20 milionë eurosh të Atletikos.

Sipas medieve spanjolle akordi mes palëve është gjetur për shifrën e 30 milionë eurove. Interes për Lodin shfaqën shumë klube evropiane, por në fund ka zgjedhur t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *