Zyrtare, Atletiko firmos me pasuesin e Diego Godin

0

Atletiko Madrid e ka gjetur pasuesin e Diego Godin dhe për këtë ka paguar 20 milionë euro te Porto. Mbrojtësi qendror, Felipe, është blerë nga portugezët dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Diego Simone në vazhdim. Klubi spanjoll e ka njoftuar zyrtarisht diçka të tillë.

Felipe, tashmë 30 vjeç, ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022. Mbrojtësi në të shkuarën ka qenë pjesë e Korinthias në Brazil. Te Porto tre sezonet e fundit ka bërë mjaft mirë dhe Atletiko i ka besuar, duke nënshkruar me të.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.