Zyrtare | Atalanta “pa frena”, thyen rekordin e klubit për një ukrainas

0

Atalanta ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ukrainas Ruslan Malinovksi. Futbollisti 26-vjeçar raportohet se i ka kushtuar klubit bergamask 17 milionë euro, shumë kjo që është tashmë rekordi i ri klubit bergamask.

Malinovski vjen nga skuadra e Genk më të cilën u shpall kampion i Belgjikës. Mesfushori është gjithashtu një lojtarë i përhershëm në kombëtaren e Ukrainës, ku ka besimin e plotë të Andrei Shevçenkos.

Malinovski shquhet për goditjet e tij më të majtën. Ukraianasi është një ekspert i goditjeve nga largësia dhe kjo reflektohet dhe në statistikat e tij, ku në 37 ndeshje të sezonit të kaluar ka shënuar 13 gola, shifër kjo mbresëlënëse për një mesfushor.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.