Zyrtare | As Henri nuk ia doli, Monako pezullon trajnerin francez

Klubi i Monakos do të bëjë sërish ndryshime në pankinë dhe francezi Tierri Henri, nuk do të jetë në krye të klubit. Ish-futbollisti legjendar mori drejtimin e Monakos në një moment shumë të vështirë dhe nuk ia doli të nxirrte nga kriza klubin e Principatës.

Aktualisht, Monako është në vendin e 19-të në kampionat dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Kjo situatë është e papranueshme nga bordi i klubit dhe ndryshimet u dukën të paevitueshme.

FOTO: bleacher report

Si rrallëherë, trajneri nuk është shkarkuar, por është pezulluar deri në një njoftim të dytë. Flitet se në krye të pankinës mund të rikthehet Leonardo Zhardim, por deri më tani, nuk ka asgjë konkrete për pasuesin e francezit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *