ZYRTARE| Arsenali zyrtarizon largimin, Milani gjen drejtorin e ri

Ivan Gazidis largohet zyrtarisht nga skuadra e arsenalit. Milan i ka bërë në ofertë konkrete Gazidis për postin e drejtorit. Bëhet fjalë për një ofertë stratosferike, pasi rroga e tij do të jetë afro 1 milion euro dhe përfitimet në një sezon mund të shkojë  deri në 4 milionë euro.

Ka qenë vetë klubi anglez që përmes një deklarate për shtyp ka bërë me dije se Ivan Gazidis nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Arsenalit, duke emëruar në postin e tij Raul Sanllehi dhe Vinai Venkatesham.

Gazidis ka mbajtur rolin  shefit ekzekutiv për afro 10 vite tek “topçinjtë” dhe ishte pikërisht personi që emëroi Unai Emerin si pasues të Venger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *