Zyrtare/ Arsenali shkarkoi trajnerin Unai Emery, zyrtarizohet menjëherë trajneri i ri

Arsenali ka ardhur me një vendim zyrtar atje ku njoftohet ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin spanjoll, Unai Emery. Ky i fundit nuk e shpëtoi dot vendin e tij pas rezultateve zhgënjyese dhe aspak bindëse për tifozët.

Teksa “topçinjtë” bëjnë atë deklaratën formale të falenderimeve, zyrtarizohet edhe trajneri i ri. Bëhet fjalë për Fredde Ljunberg, një figurë që lidhet shumë me këtë skuadër. Në njoftim thuhet se kjo përgjegjësi e tij për drejtimin e skuadrës do të jetë për një periudhë të përkohshme. /Sport Ekspres/