Zyrtare | Arsenal prezanton ardhjen e yllit spanjoll

0

Arsenali, në mungesë të fondeve të duhura për të blerë një lojtar klasi, ka zgjedhur ta huazojë atë. Dani Sebajos do të jetë futbollist i “Topçinjve” për gjithë sezonin e ardhshëm. Mesfushori vjen nga Reali i Madridit, ku nuk arriti të gjejë hapësirat e duhura.

Zidan dëshiron një mesfushë vetëm më lojtarë të mëdhenj të afirmuar në arenën botërore. Arsenal ka nevojë për një fantazist si 22-vjeçari. Ai pritet të marrë frenat e mesfushës londineze. Sebajos tregoi potencialin e tij të madh në Europianin e U21, ku “Furia e Kuqe” u shpall kampion.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.