Zyrtare: Arsen Venger nuk do të vazhdojë me Arsenalin

Arsen Venger nuk do të jetë më trajneri i Arsenalit prej sezonit të ardhshëm. Pas 22 vitesh, mbyllet epoka e një trajneri që e ka bërë Arsenalin një klub të madh dhe shumë të pasur, edhe pse trofetë madhorë kanë munguar vitet e fundit, me titullin e fundit dit qe është fituar në vitin 2004.

Francezi ka njoftuar largimin me një deklaratë në faqen zyrtare të Arsenalit: “Ndiej se erdhi koha të ndalem. Falënderoj klubin, lojtarët e tifozët që e bëjnë jetë klub të madh. Kam besim se tifozët do të qëndrojnë pranë skuadrës deri në mbyllje të këtij sezoni, për ta mbyllur sa më mirë”.

Me Vengerin Arsenali ka shkuar në finalen e Champions League në vitin 2006, ka fituar tre kampionate Anglie dhe 7 kupa Anglie.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *