Zyrtare: Arbnor Fejzullahu ia del, firmos në Zvicër

Kishte kohë që e kishte ëndërruar të transferohej jashtë vendit dhe ia ka arritur qëllimit. Flasim për Arbnor Fejzullahun, mbrojtësin e djathtë që e mbylli sezonin e fundit me Partizanin.

25-vjeçari, i cili në Shqipëri u bë i njohur me fanellën e Besës dhe në 4 sezonet e fundit ka qenë pjesë e Partizanit, ka firmosur sot kontratën e parë jashtë Shqipërisë, pasi ka gjetur marrëveshjen me Nojshatel Ksamaksin, klub i Superligës zvicerane.

Mbrojtësi i djathtë ishte në provë prej disa ditësh, më shumë për të treguar se është kthyer në formë të plotë fizike, pas një sezoni të zi, ku nuk luajti thuajse fare për një dëmtim të rëndë.

Miqësorja e djeshme kundër Sportingut të Lisbonës, fituar 2-1, ishte vendimtare, sepse Fejzullahu luajti 60 minuta dhe u paraqit shumë mirë.

Do të jap gjithçka që të ngjitem në nivel të lartë me gjithë klubin, jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha pas firmës dhe prezantimit Fejzullahu, i cili ka firmosur një kontratë një-vjeçare, me opsion rinovimi për një vit. Fejzullahu do të mbajë numrin 31 te Ksamaksi dhe shpreson të rikthehet në xhiron e kombëtares, nëse gjen formën e tij më të mirë dhe luan rregullisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *