ZYRTARE | Anthony Joshua “zbarkon” në SHBA, njihuni me kundërshtarin

Boksieri më i mirë i momentit Anthony Joshua do të rikthehet në ring më datë 1 qershor. Lajmin e ka bërë të ditur promotori i boksierit anglez, Eddie Hearn.

Kundërshtari i Joshua-s do të jetë amerikani Jarell Miller, i cili është i pamposhtur me një rekord prej 23 fitoresh (20 nokaute) dhe një barazim. Miller do të ketë përkrahjen e publikut të tij në këtë duel, që do të zhvillohet në New York por shanset që ai të mpshtë anglezin Joshua janë minimale.

Ajo që ka bindur Joshua-n të përballet me amerikanin ka qenë oferta e pabesueshme prej 30 milionë dollarësh nga e drejta televizive, shumë kjo që do të kalojë dhe arkëtimet e duelit që Joshua përfitoi  kundër ukrainasit Wladimir Klitschko. Kjo do të jetë hera e parë që aglezi ndeshet jashtë territorit të Britanisë së Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *